Lidhje

Këngët më të suksesshme të javës


Në minutat me muzikë do t’ju njohim tani me 5 këngët më të mira të javës sipas klasifikimit të revistës Billboard. Në këto ditë të nxehta të verës, kur temperaturat kalojnë 40 gradë Celsius dhe njerzit nuk duan të lëvizin me shpejtë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me listen e këngëve më të mira të javës, me një përjashtim të vetëm.


Kënga e re zë vendin e pestë. Florida Georgia Line dhe Nelly paraqiten përsëri në listë, duke zënë vendin e 5-të me këngën “Cruise.”

Florida Georgia Line fiton vetëm një vend për të rimarë vendin e pestë dhe nuk është ngjitur më shumë se në vendin e katërt, ndërkohë që nga kjo këngë u shitën 5 milion shkarkime në Internet.

Në vend të katërt është Imagine Dragons me këngën “Radioactive” me 4 milion kopje të shitura.

Ashtu siç thamë më parë, në 3 vendet e tjera nuk ka ndryshime, në vend të tretë Miley Cyrus me këngën “We Can’t Stop.”

Miley Cyrus kalon edhe një javë në vend të tretë, pa dyshim jo e kënaqur sepse kanë kaluar 4 vjet që nga 2009, kur kënga e saj “Party In The U.S.A.” zuri vendin e dytë. Më shumë se 700 tifozë i bënë peticion Shtëpisë së Bardhë për të miratuar këtë këngë si himnin e ri amerikan për të zëvëndësuar himnin e tanishëm “The Star-Spangled Banner.” Numri i firmave në peticion duhet të shkojë në 100 mijë para 1 gushtit përndryshe kjo kërkesë nuk do të merret në shqyrtim.

Daft Punk dhe Pharrell Williams në vend të dytë me këngën “Get Lucky”.

Nile Rodgers, i cili luan në kitarë, do të jape concert më 19 gusht në New York, por Daft Punk nuk do të marrë pjesë në koncert.

Robin Thicke, T.I. dhe Pharrell mban edhe për një javë vendin e pare me këngën “Blurred Lines.”
XS
SM
MD
LG