Lidhje

Këngët më të preferuara të javës


Dy nga pesë këngët në pesëshe janë të reja, një ndryshim prej 40 për qind. Ndryshimi i parë është në vendin e pestë, ku Avicii (ah-VEE-chee) shkon dy vende më lart me këngën “Wake Me Up!” Kjo këngë ka hisorinë e vet, me të cilën do t’ju njohim pas pak.


DJ suedez zë vendin e pestë në listë me suksesin e tij të parë në klasifikimin amerikën me këngën “Wake me up!”. Kënga që doli në qërshor është në vend të parë në mbi 25 shtete, që nga Bullgaria e deri në Zelandën e Re. Në Shtetet e Bashkuara ka shitur 1 milionë kopje dhe arritur në krye të dy klasifikimeve për vallëzim.

Edhe Jay Z dhe Justin Timberlake, janë një vend më lart këtë javë me “Holy Grail”, që këtë javë është në vend të katërt.

Ndërsa Jay Z dhe dhe Justin Timberlake marrin vendin e katërt, vëllimi i dytë i albumit 20/20 experience të Justin, del në treg më 30 shtator.

Një kapërcim prej pesë vendesh, duke arritur në vend të tretë për Lorde (Lord) me këngën “Royals.” Kjo këngëtare e re mund të jetë ylli që po ngjit më me shpejtësi shkallët e suksesit për këtë vit.

Vetëm para pak muajsh, 16 vjeçarja Lorde ishte pothuajse e panjohur jashtë vendit të saj, Zelandës së Re. Tani falë internetit, videot dhe këngët e saj e kanë kthyer atë në një yll në ngjitje dhe albumi i saj i parë Pure Heroine del në qarkullim më 30 shtator.

Në vend të dytë mbeten Robin Thicke, T.I. dhe Pharrell (fa-RELL) me “Blurred Lines.”

Është një shenjë e popullaritetit të “Blurred Lines” që kjo këngë që qëndroi në krye të klasifikimit për 12 javë, vazhdon të jetë në vend të dytë. Robin Thicke, T.I. and Pharrell kanë arritur shtatë herë shifrën e 7 milionë kopjeve të shitura, gjashtë herë në Kanada dhe pesë herë në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë që janë shitur pesë milionë kopje të kësaj kjo kënge

Në numrin një vazhdon të jetë Katy Perry –me këngën “Roar.”

Është java e dytë që Katy Perry zë vendin e parë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard me “Roar”. Emri i vërtetë i Kaitit është Katherine Hudson dhe ajo këndonte këngë rock me temë kishtare kur nxorri albumin e parë në vitin 2001. Shtatë vjet më pas ajo u rishfaq si këngëtarja që të gjithë e njohim sot.

Kjo ishte përmbledhja për këtë javë. Na ndiqni javën e ardhshme për t’u njohur me klasifikimin e ri.
XS
SM
MD
LG