Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


Asnjë këngë e re nuk arrin të depërtojë në pesëçen e këngëve më të preferuara kësaj jave, megjithatë renditja ka ndryshuar goxha.


Në vendin e pestë është Miley Cyrus me “Wrecking Ball,” e cila një javë më parë ishte në majë të renditjes. Ajo më së fundmi tregon rreth marrëdhënies së saj me ish-të fejuarin Liam Hemsworth. Për më tepër, do të flasim pas këngës.

Kampionja e javës së shkuar Miley Cyrus zbret në vendin e pestë me “Wrecking Ball.” Në shtator , Miley u nda me të dashurin e saj prej gati katër vjetësh, aktorin australian Liam Hemsworth. Duke folur me Barbara Walters, Miley tha se për një kohë të gjatë, ajo kishte frikë të ishte vetëm – dhe mposhtja e asaj frike ishte një nga arritjet më të mëdha të sajat këtij viti.

Lorde zbret një vend, në atë të katërtin, një ish-kampione e kësaj renditjeje, me “Royals.” Lorde po përgatitet për një album të ri. Hollësitë... pas këngës.

Artistja me katër kandidatura për çmimet Grammy, Lorde, zbret në vendin e katërt me “Royals.” Javën e kaluar, ajo i habiti dashamirësit e saj duke nxjerrë një këngë të re në treg, “No Better.” Ajo thotë gjithashtu se po shkruan këngë për albumin e saj të dytë, por ende nuk ka qenë në gjendje t’i rregjistrojë këngët në studio.

Duke u ngjitur dy vende, kësaj jave kemi OneRepublic në vendin e tretë me “Counting Stars.” Kjo këngë tashmë ka zënë vendin e parë në renditjen e Britanisë, por sa ka arritur OneRepublic në vendin e tyre, Shtetet e Bashkuara? Ju tregojmë pas këngës.

OneRepublic ngjitet në vendin e tretë me “Counting Stars.” Sa ka arritur grupi i Ryan Tedder në renditjen e 100 këngëve më të mira? Ata akoma nuk kanë hedhur një këngë në treg që të arrijë majat e renditjes. Në vitin 2007, kënga e tyre “Apologize” arriti të zinte vendin e dytë në Shtetet e Bashkuara, dhe të parin në më shumë se 12 vende në botë.

Në vendin e dytë kemi Pitbull dhe Ke$ha me “Timber.” Përse Pitbulli përfshiu një harmonikë në këtë këngës? Hollësitë pas këngës.

Pitbull dhe Ke$ha i afrohen edhe më tepër majës së renditjes, duke u ngjitur në vendin e dytë me “Timber.” Pitbulli i tha prezantuesit të radios Ryan Secrest se kënga e suksesshme e Aviccit “Wake Me Up” e frymëzoi atë të përdorte një harmonikë për këngën e tij. Për sa i përket bashkëpunimit të tij me Ke$han, ata kanë kënduar së bashku dhe kanë qenë në turne më parë, dhe Pitbulli thotë se tani janë miq të mirë.

Në majën e renditjes kësaj jave kemi një duet të mirënjohur: Eminemin dhe Rihannën me “The Monster.” Sa herë kanë bashkëpunuar dy artistët? Patjetër më shumë se dy herë.

Eminemi dhe Rihanna ngjiten në majë të renditjes kësaj jave me “The Monster.” Ky është bashkëpunimi i katërt i tyre, dhe më i famshmi ishte ai i vitit 2010 me këngën “Love the Way You Lie.” Ata kënduan edhe këngën pasuese “Love the Way You Lie (Part II).” Dhe së fundmi, dy artistët bashkëpunuan për këngën “Numb” e cila është pjesë e albumit më të fundit të Rihannës, Unapologetic.

Këto ishin këngët më të preferuar të kësaj jave. Na ndiqni javën e ardshme për renditjen e radhës.
XS
SM
MD
LG