Lidhje

Këngët më të mira bluz nderohen me çmime në ceremoninë e 32-të vjetore

  • Dag Levin

Këngët më të mira bluz nderohen me çmime në ceremoninë e 32-të vjetore

Këngët më të mira bluz nderohen me çmime në ceremoninë e 32-të vjetore

Këngët më të mira bluz të këtij viti u nderuan me çmime në ceremoninë e 32-të vjetore, të zhvilluar në Memfis të Tenesisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Doug Levine na njeh me emrat më të shquar në këtë zhanër dhe pjesëmarrësit e rinj në Hollin e Famës së muzikës bluz.

Kitaristi i shquar Buddy Guy ka fituar pesë çmime të muzikës bluz, përfshi këngën më të mirë të vitit dhe albumin më të mirë të vitit me Living Proof. Ai fitoi gjithashtu për albumin më të mirë bashkëkohor si dhe titullin argëtuesi më i mirë i vitit.

Të nderuarit këtë vit në Hollin e Famës së muzikës përfshijnë Robert Cray, John Hammond, Big Maybelle, Alberta Hunter, J.B. Lenoir dhe kantautorja Denise LaSalle. 71 vjeçarja LaSalle thotë se tingulli i saj ka qënë gjithmonë një përzierje e bluzit me soul dhe R&B gjë që e ka bërë të vështirë kategorizimin në fillimet e karrierës së saj.

"Quhesha këngëtare R&B dhe më pas hyra në kategorinë e këngëtareve bluz. Pastaj njerëzit e kësaj muzike nuk e pranonin muzikën time si bluz. I pyeta, çfarë jam unë? Kështu që mu vu titulli i këngëtares soul bluz dhe vazhdova në këtë zhanër. Por fillova të bëja gjithnjë e më shumë muzikë bluz dhe të gjithë e kuptuan se isha këngëtare e bluzit".

Denise LaSalle mbahet mend për këngën e saj të vitit 1971 Trapped By A Thing Called Love, një hit që sipas saj pati sukses për shkak të disa këshillave të minutës së fundit nga producenti legjendar Willie Mitchell.

"Doja të kthehesha dhe të regjistroja përsëri disa fragmente. Willie Mitchell më tha – këtë nuk do ta prekësh. Kjo është perfekte, mos e luaj. Unë nuk do të të regjistrojë. Dhe mendova, në se ky njeri mendon se kjo këngë është perfekte duhet ta marr fjalën e tij për kapital".

XS
SM
MD
LG