Lidhje

Këngëtari i muzikës bluz Larry “Mud” Morganfield vazhdon karrierën e babait të tij

  • Dag Levin

Këngëtari i muzikës bluz Larry “Mud” Morganfield, biri i madh i këngtarit legjendar të bluzitMuddy Waters, po vazhdon karrierën e ndritur të babait të tij. Ajo ka hedhur në treg albumin e fundit me titull “Son of the seventh son”.

Muddy Waters apo Mud Morganfield? Është thuajse e pamundur të gjesh dallimin mes tyre. Natyrisht që Mudi do të ishte shumë i kënaqur t’i thoshin se zëri i tij është thuajse i njëjtë me të atin në këngën “Loco Motor” të albumit të tij të ri me titull “Son of Seventh Son”.

Mud është tërhequr nga muzika që në moshë të hershme. Në moshën 7 vjeçare ai interpretonte në bateri . Më pas ai nisi të interpretonte në kitarrë bas si dhe nisi të shkruante këngë.

Mudi dhe vëllai i tij m i vogël, vendosën që të bëheshin muzikantë profesionistë mbas vdekjes së Mudit në vitin 1983. Në vitin 2007, gjatë një koncerti dedikuar të atit, ai nisi dhe karrierën e tij të plotë si muzikant.

Tashmë 57 vjeçar Mud ka kompozuar shumicën e këngëve të albumit me titull “Son of the seventh son” mes tyre dhe kënga që po ndjekim “Blues in my shoes”. Sipas produecentit dhe instrumentistit Bob Corritore, në albumin e fundit “ Mud Morganfield është në nivel shumë të lartë profesional e artistik”.

Vetë artisti thotë se kur është në skenë “ndjej pranë babain tim , dhe kjo më bën të ngjitem në skenë e të mbajë gjallë muzikën e tij”.

XS
SM
MD
LG