Lidhje

Këngëtari Riki Braun me albumin “Sings with Strings”

  • Dag Levin

Këngëtari Riki Braun me albumin “Sings with Strings”

Këngëtari Riki Braun me albumin “Sings with Strings”

Vite më parë askush nuk do të parashikonte se trumpetieri i muzikës xhez, Riki Braun mund të këndonte. Para se të fillonte karierën e tij solo, Ricki ishte pjesë e disa grupeve të sukseshëm me muzikantë të tjerë mjaft të njohur si kitaristët Xhef Golub dhe Norman Braun, dhe saksofonistët Boni Xhejms dhe Kirk Ualum, e të tjerë. Në albumin e tij të fundit, Riki nxjerr në hap talentin e tij vokal.

Riki Braun e ka pasqyruar pasionin e tij të jetës për të kënduar në albumin e tij të parë muzikor me titull “Sings With Strings”. Në fakt, ai e përshkruan këtë koleksion si një muzikal të fëmijërisë. Ai thotë se u rrit duke dëgjuar këtë muzikë në shtëpi, duke e kënduar vetë dhe duke dëgjuar nënën e tij, këngëtare dhe pianiste, e cila dinte çdo pjesë të këngës.

Riki i ka sytë tek disa prej kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës pop, mes tyre Johnny Mercer, Richard Rodgers dhe Frank Loesser, si dhe duetin e famshëm Sammy Cahn and Jule Styne.

Nga albumi “Sings With Strings,” Riki Braun ripërpunoi këngën e Sammy Cahn dhe Jule Styne me titull “The Things We Did Last Summer.”

Këngët e albumit u zgjodhën dhe u përpunuan nga muzikanti i xhazit të pianios elektronike Phillipe Saisse me një orkestër me 52 instrumente.

Prillin e kaluar, Ricki interpretoi për herë të parë si këngëtari kryesor dhe interpretoi disa këngë nga albumi i tij në festivalin e 21 vjetor të xhazit në Reading të shtetit Pennsylvania. Ai ka lindur në qytetin aty pranë Allentown të Pennsylvania.

Ricki interpreton me një grup të muzikës së harqeve si dhe luan vetë një lloj të veçantë fyelli në këngë klasike si për shembull ajo me titull “The Good Life.”

XS
SM
MD
LG