Lidhje

Këngëtarja britanike Amy Winehouse anuloi pjesërisht turneun evropian

  • Zëri Amerikës

Këngëtarja britanike Amy Winehouse anuloi pjesërisht turneun evropian

Këngëtarja britanike Amy Winehouse anuloi pjesërisht turneun evropian

Këngëtarja britanike Amy Winehouse, fituese e disa çmimeve Grammy, por që njihet si përdoruese drogës, e anuloi dje pjesërisht turneun e saj evropian, pasi të shtunën u prit me fërshëllima mosaprovimi nga publiku gjatë një koncerti në Beograd.

Duket se shkak i fishkëllimave ishte se ajo shkoi me vonesë në koncert, por edhe intrepretimi i saj të çuditshëm në skenë. Koncerti në Serbi ishte menduar të ishte i pari në turneun e saj 12-ditor në disa vende evropiane. Por pas dështimit në Beograd, duket se Winehouse vendosi t’i anulojë koncertet në Stamboll, që ishte në plan për sot dhe atë në Athinë ditën e mërkurë. Përfaqësuesit e këngëtares thanë se po shqyrtohet ende mundësia e vazhdimit të turneut evropian. Më 8 korrik ajo kishte në plan të jepte koncert në Bilbao të Spanjës dhe turneu të përfundote më 15 gusht me një koncert në Bukuresht. Gjatë koncertit në Beograd, ku ajo shkoi thuajse 1 orë me vonesë, Amy Winehousit ju morën këmbët, dhe në disa raste duket sikur nuk ishte në gjendje të kujtonte tekstin e këngëve. Asaj i ra nga dora mikrofoni dhe u largua disa herë nga skena, duke e lënë grupin e instrumentistëve t’i binte muzikës, pa këngëtaren. Media serbe e përshkoi koncertin para 20 mijë spektatorëve si “skandal”. E përditshjma Blic shkruante se koncerti ishte më i keqi në historinë e Beogradit.

XS
SM
MD
LG