Lidhje

Këngëtarja Sara Bareilles dhe karriera e saj në muzikë

  • Lleri London

Këngëtarja Sara Bareilles dhe karriera e saj në muzikë

Këngëtarja Sara Bareilles dhe karriera e saj në muzikë

Për shumë këngëtarë, është e vështirë të imagjinohet regjistrimi i albumeve të sukseshme. Por, jo për Sara Bareillis. Kjo këngëtare dhe kantautore nga Kalifornia ishte në krye të listës së këngëve më të mira të muzikës pop në vitin 2007 me këngën e saj Love Song. Që nga ajo kohë, ajo tre herë ka qenë kadidate për çmimin Gremi dhe ka shitur më shumë se një milion albume. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Leri London kohët e fundit bisedoi me këngëtaren Barellis rreth karrierës albumit të saj të fundit, Kaleidescope Heart.

Muzika gjithmonë ka qenë pasion i Sara Barellis. Që në moshë të re ajo filloi të këndonte në korin e shkollës së saj dhe në muzikale. Ndërkohë që ajo studjonte mbi komunikimin në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ajo iu bashkua grupit muzikor Awaken A Cappella.

“Fillova me grupin në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe sapo fola mbi këtë përvojë më herët. U ndjeva sikur isha në një mjedis të njohur sepse të gjithë kishim aftësi unike”.

Kombinimi i talentit të saj si kompozitore dhe këngëtare ishte punë e lehtë për Sarën.

“Shkruarja e tekstit dhe interpretimi i këngëve shkojnë mirë së bashku. Mendoj se ato trajtojnë tema të jetës private dhe unë kam prirje për shkrime autobiografike”.

Këngët e Sara Berailles shpesh trajtojnë tema të jetës private.

“Shkruaj kryesisht nga perspektiva ime. Shkruaj për gjërat që kam kaluar... shumë gjëra mbi marrdhëniet dhe si e shoh botën”.

Albumi i fundit i Sarës është i titulluar Kaledoscope Heart.

“Ndjehem se kam rrëzikuar shumë si nga pikëpamja e shkruarjes së këngëve ashtu edhe nga pikëpamja regjisoriale. Nuk e kam kufizuar veten e as nuk e kam redaktuar punën time aq shumë, pra kam shkruajtur atë që më bëri të ndjehem mirë. Regjistrimi i albumit ishte një përvojë shumë e mirë dhe shumë argëtuese”.

Këngëtarja Sara Barailles më së shumti njihet për këngën e saj Love Song e cila ishte në krye të listës së këngëve më të mira në vitin 2007. Mund të jeni të befasuar kur të mësoni se kujt ia ka kushtuar këtë këngë ajo.

“Në fakt këngën e kam shkruajtur për kompaninë e regjistrimeve. I dorëzoja këngë të reja dhe gjithmonë më refuzonin pasi sipas tyre ata po prisnin për diçka, por askush nuk më thoshte së për çfarë po prisnin. Kështu që unë vazhdoja të shkruaja këngë të reja dhe i pyesja nëse kam bërë atë që ata dëshironin por përsëri më refuzonin. Kështu që nga zemërimi kundrejt kësaj situate kam shkruajtur këngën Love Song”.

Sara po bën një turne me grupin Sugarland. Ajo shpreson të fitojë një audiencë të re duke kënduar para adhuruesve të muzikës kantri, megjithëse ajo insiston se muzika është unversale.

XS
SM
MD
LG