Lidhje

Këngëtarja Sky Ferreira hedh në treg albumin e parë të saj


Këngëtarja Sky Ferreira hedh në treg albumin e parë të saj
Këngëtarja Sky Ferreira hedh në treg albumin e parë të saj

Sky Ferreira është një këngëtare e re që po synon të arrijë nivelet më të larta të muzikës amerikane. Kanë qarkulluar zëra se ajo kur ishte fëmijë ka kënduar përpara Michael Jackson, pasi gjyshja e saj ishte parukierja e Jacksonit. Vetë Ferreira nuk e mohon këtë gjë, madje thotë se ai këshilloi nënën e saj që t’a çonte vajzën për të studiuar për muzikë gosppel.

Më tej, ajo nisi të këndojë nëpër klube muzikore në moshë të vogël,- por duket se kjo nuk ka sjellë asnjë dëm në zërin e saj, pasi ajo shihet si një emrë i ri dhe mjaft premtue. Albumi i saj i parë “One” pëmban bashkëpunime të njohura si Paul Epworth, Linda Perry apo Rob Fusari, i cili është një prej bashkëpunëtorëve më të preferuar të Lady Gagës.

Ferriera thotë se ndonëse duket shumë e lirshme dhe që e zotëron interpretimin e saj, është e pasigurt dhe e ndjeshme ndaj kritikave.

Albumi “One” që del nesër në treg, ka tekste me tema të diskutuara. Por Ferriera thotë se vargjet e këngëve të saj ndoshta nuk kanë kuptim për këdo, por për të janë shumë kuptimplotë.

2. Grupi i ri britanik i përbëra nga 5 vajza, The Saturdays, po jeton një moment suksesi. 6 këngë tëtyre janë në krye të klasifikimeve britanie, ndërkaq që janë gati për t’u hedhur në treg dy albume të tyre. Gjithashtu albumi me 8 këngë të shkurtëra “Headlines” është hedhur në treg, për të gjithë adhuruesit e 5 vajzave britanike.

Përveç suksesit muzikor, këtë shtator ato do të nisin dhe programin televiziv “The saturdays: 24/7” i cili do të transmetohet në stacionin ITV 2 në Britani.

Kënga e tyre “Missing you” u publikua në 8 gusht, ndërsa albumi “Headlines” doli në treg në 16 gusht.

XS
SM
MD
LG