Lidhje

Këngëtarja Xhordin Sparks në prag të nxjerrjes së albumit të tretë muzikor

  • Larry London

Këngëtarja Xhordin Sparks në prag të nxjerrjes së albumit të tretë muzikor

Këngëtarja Xhordin Sparks në prag të nxjerrjes së albumit të tretë muzikor

Këngëtarja Xhordin Sparks u bë e famshme në vitin 2007 nga programi televiziv “American Idol”. Mbasi fitoi këtë konkurrs në moshën 17 vjeçare , ajo ka nxjerrë tre këngë shumë të suskeshme të cilta kanë arritur në krye të klasifikimeve, si dhe ka qenë pjesmarrëse në disa shfaqje të Brodueit. Tani në moshën 21 vjeçare ajo po pregatit albumin e tretë të saj muzikor..

Shumë artistë të cilët morën famë nga programi televiziv “American Idol” më pas sërish u harruan shpejt nga publiku. Por nuk ka ndodhur kështu me Xhordin Sparks, e cila arriti të spikaste mes mijëra konkurrentëve të tjerë gjatë sezonit të 6 të programit “American Idol” duke u bër fituesja më e re tij. Jeta e saj hyri në ritme marramendëse prej atij momenti.

“Nuk kam ndaluar asnjëherë që prej fitores në “American Idol”, ka qenë një rritje e vazhdueshme profesionale. Jam e kënaqur që edhe 5 vjet mbas asaj fitoreje njerëzit duan të dëgjojnë këngët e mia. Është e mrekullueshme e gjithë kjo”.

Për Xhordin Sparks pjesmarrja në konkurrim nuk ishte e lehtë. Anëtarët e jurisë e kishin skualifikuar në një vit më parë.

“Unë konkurrova në Los Angelos dhe juria nuk më lejoi të vazhdoja më tej. Por isha 16 vjeç, dhe mendova se çdo gjë ndodh për një arsye dhe se unë kisha mundësi të konkurroja sërish vitin e ardhshëm”.

Natyra e saj e vullnetshme dhe dashuria për muzikën u shfaqën që në moshë të re.

“Gjyshja ime gjeti ca xhirime të vjetra ku unë isha 18 muajshe dhe këndoja këngën e Krishlindjeve, përpara se të thoja fjali të plota... muzika është në gjakun tim...

“E ndjeje se muzika është gjithshka që dua të bëj. Edhe kur mos të ngjitem më në skenë, unë do të këndoj për nipërit e mbesat ose për këdo, sepse muzika është ajo që kam dashur pëherë të bëj në jetën time”.

Kënga “Tattoo” e Xhordin Sparks u rendit e 8 në klasifikimin e revistës Billboard për 100 këngët më të dëgjuara. Kënga pasuese “ No Air” u regjistrua me Kris Broun në vitin 2007 dhe u rendit e treta.

Ajo nxorri një tjetër album dhe këngë të tjera mes tyre më e spikatura “Battelfield”.

Në treg ka dalë dhe kënga e parë e albumit të ri me titull “I Am Women”.

“Është diçka e ndryshme kjo këngë për mua. Ka më tepër moshë dhe do më tepër seriozitet. Ajo jep një aspekt timin të cilin nuk e kam shfaqur deri tani”

Gjithmonë kam patur ritëm në këngët e mia por dua që të ndryshojë paksa mënyrën e të kënduarit ndaj kam bërë ndiçka të ndryshme në këtë këngë”.

Stili është i ndryshëm, por Xhordina ka besim se adhuruesit e saj do t’a pëlqejnë atë.

“Nuk është devijim nga stili im aq sa adhuruesit mos t’a kuptojnë që jam ende unë".

Ndonëse me aktivitete të shumta ku përfshihet një tur koncertesh, linja e saj e veshjeve Sparks si dhe një shfaqe në Broduei, Xhordin gjen kohën për të kryer bamirësi si në rastin e fondacionit “Alex’s lemonade Foundation” i cili mbledh të ardhura për fëmijët me kancer.

“Nuk ka kuptim për mua që mos të ndihmoj të tjerët. Unë realizoj gjithë këto koncerte anembanë vendit, por çfarë vlere kanë ato kur nuk arrij t’i fal buzëqeshjen dikujt në nevojë, ose kur nuk kushtoj për t’a pak nga koha ime..?! Më pëlqen të jem në gjendje të ndihmoj të tjerët”.

Xhordin Sparks është vërtetë një idhull amerikan. Albumi i saj del në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG