Lidhje

Një avion francez bën ulje emergjente


Një avion i kompanisë ajrore Air France u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Kenia, pasi në një nga tualetet e tij u gjet një pajisje e dyshimtë.

Presidenti i kompanisë Air France, Frederik Gagey tha se pajisja nuk ka paraqitur ndonjë rrezik për pasagjerët dhe ishte një "alarm i rremë".

Avioni i tipit Boeing 777 ishte duke fluturuar nga Mauritania drejt Parisit, kur një pasagjer vuri re një pajisje që dukej si një kronometër i montuar në një kuti.

Pasagjeri raportoi ekuipazhin avionit, i cili njoftoi pilotin për këtë mjet të dyshimtë.

Avioni më pas bëri një ulje emergjente në aeroportin e qytetit Mombasa në Kenia. 459 pasagjerët dhe 14 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurtë.

Policia e Kenias tha se gjashtë pasagjerë janë duke u marrë në pyetje lidhur me incidentin, duke përfshirë edhe njeriun që raportuar pajisjen e dyshimtë.

Zyrtarët thanë se pajisja u hoq nga avioni dhe se nuk është gjetur eksplozivë.

Dy avionë të kompanisë Air France që po udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara për në Paris muajin e kaluar u detyruan të ndryshonin destinacionin pasi morën kërcënime me bomba. Asnjë bombë nuk u gjetë në avionët që u nisën nga Los Anxhelesi dhe Uashingtoni.

XS
SM
MD
LG