Lidhje

Kenia, 48 të vrarë në qytetin bregdetar


Kryqi i Kuq kenian thotë se të paktën 48 njerëz janë vrarë në një qytet bregdetar të Kenias, pas një sulmi, për të cilin zyrtarët kanë fajësuar grupin militant somalez al-Shabab.

Abass Gullet, kreu i Kryqit të Kuq të Kenias, i tha sot Zërit të Amerikës se persona të armatosur sulmuan njerëzit që ishin mbledhur për të parë një ndeshje të Botërorit në Mpeketoni.

Dëshmitarët thanë se të shtënat zgjatën për orë të tëra.

Deri tani asnjë grup duke përfshirë al-Shababin, nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ky grup islamik qëndron pas një numri sulmesh në Kenia, e cila e ka dërguar trupa përtej kufirit për të ndihmuar Somalinë në luftën kundër al-Shababit.
XS
SM
MD
LG