Lidhje

Kenia: Obama, Romny në një betejë unike


Në një ballafaqim pa vota, Obama e ka mundur Romnin. Bëhet fjalë për një betejë mes dy demave në qytetin Khayega në Kenia, ku një dem i zi me peshë 410 kilogramë i quajtur Obama, mundi një dem bardh e zi me peshë 460 kilogramë, të quajtur Romney.

Pasi përplasjeve e mbërthimit të brirëve për 30 minuta në një fushë me baltë, demat u ndanë nga spektatorët dhe Obama u shpall fitues. Spektatorët shpërthyen në këngë e valle duke festuar fitoren e Obamës.

Shumë kenianë e quajnë Barak Obamën birin e Kenias. I lindur në Shtetet e Bashkuara, zoti Obama kishte një nënë të bardhë amerikane dhe një baba afrikan nga Kenia.
XS
SM
MD
LG