Lidhje

Sulm terrorist në Kenia


Kryqi i Kuq i Kenias thotë se të paktën 30 vetë janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist, në një qendër tregëtare luksoze në Nairobi. Grupi ekstremist somalez al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.

Persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore sot në Qendrën Tregëtare Westgate në kryeqytetin e Kenias. Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.

Në kohën e sulmit qendra tregëtare ishte e mbushur me qindra blerës.
Forcat e sigurisë dhe policoa këmbyen zjarr me autorët e sulmeve në një përpjekje për të liruar një numër të papërcaktuar njerëzish që ishin të bllokuar në qendrën tregëtare.

Blerësit ikën të tmerruar kur panë sulmet. Shumë u evakuuan nga ndërtesa.

Al- Shabab tha në mesazhe të postuara në Twitter se “muxhahedinët” e tij e kishin kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje për ndërhyrjen ushtarake të Kenias në Somali.

Media po njofton se incidenti duket të ketë qenë një sulm terrorist. Agjencia franceze e lajmeve, AFP citon një zyrtar të lartë policie të thotë se një “bandë terroriste” prej deri 10 personash kishte kryer sulmin.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG