Lidhje

Sulmi në universitetin Garissa në Kenia


Kenianët po mbajnë zi për viktimat e sulmit të djeshëm nga militantët e grupit al-Shabab në një universitet të Kenias që la të paktën 147 të vdekur së bashku me katër sulmuesit.

Qeveria keniane po ofron një shpërblim prej 220,000 dollarësh për një anëtar tjetër të al-Shababit që ka lidhje me sulmet.

Dhjetra viktima në Kenia po marrin veten nga plagët. Disa në universitet dyshojnë se qeveria është në gjendje t’i mbrojë.

"Shumë janë të frikësuar. Nuk e dimë çdo të bëjë qeveria për të na bindur se siguria do të funksionojë në mënyrë që të kthehemi. Por tani jemi të frikësuar dhe nëse situata vazhdon disa nga ne ka të ngjarë të largohemi pasi nuk mund të punojmë në një vend që nuk është i sigurtë. ''

Policia dhe të mbijetuarit thanë se persona të armatosur hynë në kampusin e universitetit Garissa dhe hapën zjarr pa dallim.

Disa studentë dyshojnë nëse qeveria veproi si duhet pasi kishte njoftime të zbulimit që tregonin se al-Shababi po planifikonte një sulm mbi një universitet, mes objektivave të tjera.

"Ne mendojmë se sigurimi duhet të bëjë më shumë. Ata duhet të veprojnë mbi të dhënat e zbulimit më shpejt si dhe nga informacionet që marrin nga publiku dhe burime të tjera, në mënyrë që të mënjanojnë situata të tilla para se të ndodhin si ajo e djeshmja."

Focat e sigurisë rrethuan kampusin dhe luftuan me militantët për 15 orë duke shpëtuar më shumë se 500 studentë të bllokuar.

Al-Shababi thotë se sulmi ishte hakmarrje për veprimet ushtarake të Kenias në Somalinë fqinje ku ka bazën grupi militant islamik.

XS
SM
MD
LG