Lidhje

Kenia, rifillon një pjesë e fluturimeve


Autoritetet keniane po përpiqen të identifikojnë burimin e zjarrit, që filloi dje herët në mëngjes dhe vazhdoi disa orë para se zjarrfikësit ta vinin nën kontroll

Në aeroportin më të madh të Kenias kanë rifilluar një pjesë e fluturimeve ndërkombëtare, një ditë pas zjarrit të madh që shkatërroi terminalin e arritjes së udhëtarëve nga vende të tjera.

Autoriteti i Aeroporteve të Kenias njoftoi sot se është duke krijuar një terminal të përkohshëm për udhëtarët që arrijnë nga jashtë në aeroportin e Nairobit dhe po punon për rifillimin e operacioneve normale.

Autoritetet keniane po përpiqen gjithashtu për të identifikuar burimin e zjarrit, i cili filloi dje herët në mëngjes dhe vazhdoi disa orë para se zjarrfikësit ta vinin nën kontroll.

Nga zjarri nuk pati viktima, por dy persona pësuan dëmtime nga tymi.

Zjarri ndodh gjatë një muaji që shënon kulmin e sezonit turistik të vendit. Aeroporti Ndërkombëtar Jomo Kenyatta është një nga më të ngarkuarit në Afrikën Lindore, duke u shërbyer më shumë se pesë milionë udhëtarëve në vit.

XS
SM
MD
LG