Lidhje

Qendra Kennedy nderon artistë të shquar për kontribut kulturor


Disa nga artistët më të shquar të botës u nderuan dje nga qendra Kennedy e Arteve Skenike në Uashington për kontributin e tyre në kulturën amerikane përmes artit. Këto janë çmimet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara për njerëzit që kanë ndikuar kulturën amerikane përmes artit.

Pjesëmarrësit e nderuar nga Qendra Kenedi, u pritën dje në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Barack Obama.

Grupi Led Zeppelin, balerina Natalia Makarova, aktori Dustin Hoffman, komediani David Letterman dhe muzikanti i bluzit Buddy Guy u nderuan për ndikimin e tyre në kulturën amerikane përmes artit.

“Të nderuarit e kësaj mbrëmje nuk i hynë artit thjesht për të jetuar, por sepse nuk mund ta imagjinonin jetën në ndonjë mënyrë tjetër. Ky pasion e çoi selicin prej tyre nga fillimi i përulur në majat e profesionalizmit. Dhe sonte në shtëpinë e popullit, ne kemi shansin t’u themi faleminderit, tha presidenti Obama.

Këngëtari kryesor i grupit Zeppelin Robert Plant tha se ishte i nderuar dhe mirënjohës që merrte çmimin e kulturës amerikane.

“Thuhet se një brez të rinjsh i mbijetuan viteve të vështira të adoleshencës me një palë kufje dhe një album të Zeppelinit ndërsa një gjeneratë prindërish mundoheshin të kuptonin për çfarë bëhej fjalë”.

Pas pritjes nga Presidenti dhe zonja e parë Michelle Obama artistët u takuan me interpretues të tjerë të ardhur nga Nju Jorku, Hollivudi dhe bota e muzikës.
Këto janë çmimet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara për njerëzit që kanë ndikuar kulturën amerikane përmes artit.
Përpara ceremonisë, artistët që u nderuan me çmime ecën mbi qilimin e kuq dhe bënë komente për mediat.
XS
SM
MD
LG