Lidhje

Kenia, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja në Nairobi


Kryqi i Kuq i Kenias tha sot se 61 persona mbeten të zhdukuar nga rrethimi katër ditor i qendrës Westgate

Ekipet mjeko-ligjore në Kenia po kërkojnë në rrënojat e qendrës tregëtare në Nairobi për më shumë viktima nga sulmi i grupit somalez al-Shabab.

Kryqi i Kuq i Kenias tha sot se 61 persona mbeten të zhdukuar nga rrethimi katër ditor i qendrës Westgate.

Numri zyrtar i viktimave është tani 72.

Ndërkohë, grupi al-Shabab ka përsëritur paralajmërimin se dhuna do të vazhdojë derisa trupat keniane të largohen nga Somalia – kërkesë që kundërshtohet nga Kenia.

Forcat keniane hynë në Somalinë fqinje dy vjet më parë për të ndihmuar në luftimet kundër grupit al-Shabab, i cili synon ta kthejë Somalinë në një shtet islamik.

XS
SM
MD
LG