Lidhje

Kremtimet e Ashures në Kerbala


Qindra mijëra pelegrinë shiitë janë mbledhur në qytetin e shenjtë irakian të Kerbalës për kremtimet e përvitshme të Ashures, pavarësisht nga kërcënimi i sulmeve terroriste nga ekstremistët suni.

Forcat irakiane të sigurisë kanë dërguar dhjetëra mijëra përforcime për të mbrojtur pelegrinët, të cilët kremtojnë vdekjen e nipit të Profetit Muhamet, një ndër figurat më të nderuara për shiitët.

Ekstremistët suni të Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme vdekjeprurëse kundër shiitëve, të cilët udhëtojnë drejt Kerbalës.

Ndërkaq, organizata Human Rights Watch thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë torturuar dhe abuzuar fëmijë kurdë, të rrëmbyer nga qyteti i Kobanit në veri të Sirisë.

XS
SM
MD
LG