Lidhje

Ish-presidenti Bush shkon në Pentagon për të nderuar viktimat e 11 shtatorit.

  • Zëri Amerikës

Ish-presidenti Bush shkon në Pentagon për të nderuar viktimat e 11 shtatorit.

Ish-presidenti Bush shkon në Pentagon për të nderuar viktimat e 11 shtatorit.

Ish presidenti amerikan George Bush, mori pjesë sot në një ceremoni në Pentagon në kuadër të veprimtarive për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në ceremoni morri pjesë edhe ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld. Zoti Bush pritet të marrë pjesë në disa ceremoni të tjera që do të zhvillohen sot dhe nesër. ...Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të sigurimit kanë shtuar përpjekjet për të kapur veprime të mundshme terroriste para 10 vjetorit të 11 shtatorit 2001. Agjencitë e rendit në mbarë vendin kanë shtuar sigurinë për të parandaluar një sulm nga al-Kaida, degët e saj apo njerëz që mund të veprojnë të vetmuar.

Agjencitë amerikane të rendit po përforcojnë sigurinë në objekte që mund të jenë objektiva të terrorizmit. Në qytetin e Nju Jorkut, një anije policore të patrullimit, e afta të diktojë armë bërthamore, monitorojnë anijet dhe oficerët inspektojnë poshtë Urës së Bruklinit. Megjithëse nuk ka patur kërcënime specifike, policia i merr seriozisht këto patrullime.

Masat e shtuara të sigurisë zbatohen ndërsa vendi kujton 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka asnjë dokumentacion specifik për komplot nga al-Kaida, drejtuesi i vrarë i grupit, Osama bin Laden thuhet se kërkonte operativë që të fluturonin avionë të vegjël në aktivitete sportive me rastin e këtij përvjetori. Brad Garrett ka qënë agjent i FBI-së kundër terrorizmit.

“Kemi shumë aeroporte të vogla dhe mund të fluturosh nën radarë kështu që është diçka e mundur”.

Udhëheqësi i ri i Al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri shfaqet gjithashtu në disa video duke bërë thirrje për sulme kundër objektivave amerikane dhe duke kërkuar mbështetjen e myslimanëve për kauzën e tij.

"Nuk është koha për të rënë në vetëkënaqësi. Në fakt, në këtë dritare që al-Kaida po mundohet të shfrytëzojë, ne duhet të përpiqemi të parandalojmë sulmin tjetër."

Frank Cilluffo është drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar në Universitetin George Washington. Ai thotë se degët e Al-Kaidës në Jemen dhe Somali mund të luajnë rol në një sulm të mundshëm në tokë amerikane.

"Ka një numër luftëtarësh të huaj që kanë shkuar në Jemen me degën e Al-Kaidës dhe në Somali me Al-Shababin dhe kjo sigurisht përbën një shqetësim nga pikëpamja e sigurisë."

Ekspertët kundër terrorizmit thonë se al-Kaida në gadishullin arabik besohet të ketë qënë pas komploteve të dështuara për të hedhur në erë avionë amerikanë. Që nga zbulimi i këtyre komploteve, siguria në aeroporte është rritur. Jonathan Broder me grupin "Congressional Quarterly" thotë se siguria duhet të rritet gjithashtu edhe në trena:

"Në trena dhe shërbimet e tjera të transportit nuk ka atë lloj sigurie si në aeroporte".

Këto ditë ka policë shtesë që patrullojnë nyjet kombëtare të transportit. Sistemet e tranzitit kanë filluar të kontrollojnë çantat e pasagjerëve dhe policia thotë se ka më shumë agjentë të rendit në trena.

Analistë të tjerë të anti-terrorizmit thonë se mënyra më e mirë për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara është duke shtuar më shumë sigurinë dhe duke zgjeruar monitorimin e zbulimit për të ndalur terroristët para se ata të ndërmarrin një sulm tjetër.

XS
SM
MD
LG