Lidhje

Kërcënimi nga Korea e Veriut

  • Steve Herman

Koreja e Veriut është duke e përshkallëzuar retorikën ndaj qeverisë së Koresë së Jugut lidhur me atë që Veriu e shikon si fyerje nga ana e Jugut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman njofton nga Seuli, se Pheniani po kërcënon tani ta kthejë retorikën e nxehtë në veprim.

Ushtria e Koresë së Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarrë "veprim të shpejtë" kundër Koresë së Jugut.

Folësja kryesore e lajmeve Chun Hee, duke ndërprerë programin e rregullt në stacionin qendror televiziv të Koresë së Veriut (pasditen e së hënës), lexoi një njoftim të pazakontë nga një njësi e komandës supreme të ushtrisë.

Folësi thotë se një operacion i veçantë do të reduktojë deri në "hi në tre ose katër minuta" mbështetësit e presidentit të Koresë së Jugut dhe bazat e tyre duke përdorur "mjete dhe metoda të veçanta e të pashembullta.”

Pheniani fajëson presidentin Lee Myung-bak për fyerje të Veriut në një kohë kur vendi po mbante zi për udhëheqësin e ndjerë, Kim Jong Il, i cili vdiq në dhjetor, dhe më pas gjatë festimeve të këtij muaji me rastin e 100 vjetorit të lindjes së themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il Sung.

Koreja e Veriut përdor shpesh gjuhë të ashpër dhe kërcënon me dhunë kundër udhëheqësve të Koresë së Jugut. Por disa analistë të cilët ndjekin nga afër retorikën bombastike të Veriut, thonë se mesazhi i fundit mund të jetë paralajmërim për ndonjë lloj sulmi.

Daniel Pinkston, analist i lartë për Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Seul thotë se ndërsa nuk ka asnjë tregues të një mobilizimit të ushtrisë të Koresë së Veriut, njoftimi nga Pheniani është i çuditshëm dhe shqetësues.

"Unë nuk e di se çfarë mund të bëjë një ekip i veçantë në tre ose katër minuta. Ndoshta disa lloj operacionesh të posaçme ose ndonjë lloj sulmi asimetrik që mund të përfshijë sulme kibernetike apo sulme kundër objektivave, të pazakonta në Jug. Ndoshta sulme kundër objektivave koreanojugore jashtë vendit."

Koreja e Veriut pësoi një humbje të rëndë kur hedhja e shumë reklamuar e raketës së saj në hapësirë më 13 prill dështoi menjëherë pas lëshimit.Veriu tha se po përpiqej për të hedhur një satelit në orbitë. Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare e konsideron këtë si një provë raketash balistike provokative në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Korea e Jugut prezantoi javën e kaluar një raketë të vetën që ajo thotë se është e aftë për të goditur me shpejtësi çdo objektiv në veri.

XS
SM
MD
LG