Lidhje

Kërcimi gjysëm akrobatik është kthyer në një traditë kulturore në Nju Jork


Kërcimi gjysëm akrobatik është kthyer në një traditë kulturore në Nju Jork
Kërcimi gjysëm akrobatik është kthyer në një traditë kulturore në Nju Jork

Vallëzimi gjysëm akrobatik i quajtur “Break Dancing” i cili u shpik në Nju Jork dekada më parë ende lulëzon nëpër rrugët e qytetit. Selah Hennesi i Zërit të Amerikës ka vëzhguar këtë kërcim që është kthyer në një element kulturor nëpër rrugët e Nju Jorkut e që po përhapet anembanë botës.

Ti Xhei Still tërheq turmat e Nju Jorkut me grupin e tij të kërcimit gjysëm akrobatik “Breakatronz”.

Ai ka vallëzuar që kur ishte 5 vjeç dhe thotë se e ka dashur këtë profesion gjithmonë, pasi i ka lehtësuar problemet e jetës.

“Duhet të jeni të lirë, të jeni ata që doni të jeni. Ky kërcim më bën të shpreh vehten lirshëm, pa thënë asnjë fjalë. Është çlirues dhe tërheqës. “

Kërcimtari Still u rrit në lagjen e Bronksit Jugor, vendlindja e rrymës së kërcimit akrobatik ,e cili njihet si një nga lagjet më të varfëra të Shteteve të Bashkuara.

Tani ai dhe grupi i tij kalojnë gjithë kohën duke u përgatitur për interpretimin e tyre. Ai thotë se kjo gjë i mban larg sherreve të lagjes Bronks.

“Është e vështirë. Njerëzit kapen me fjalë dhe përfundojnë duke u zënë.. Njerëzit vriten këtu, jo çdo ditë, por herë pas here. Nëse nuk do të ishte vallzimi, ndoshta edhe unë do të isha një emër më shumë në statistika, mund të isha burg ose më keq.”

Imani Xhohnson ndjek Universitetin e Nju Jorkut dhe është specialiste në vallëzimin gjysëm akrobatik – e njohur gjithashtu edhe si “Bi-boying”.

“Bi-Boying është vallëzim kulturor i cili i është bashkangjitur hip hopit në fillim të viteve 1970, kryesisht në Bronksin jugor por u përhap edhe në qytetin e Nju Jorkut. Është një vallëzim i ardhur nga muzika fank, rroku i viteve 1970 dhe muzika rep”.

Imani Xhohnsn thotë se ky kërcim ka marrë më shumë elementë akrobatikë gjatë viteve që është shpërndarë nëpër botë.

“Kam parë kërcimtarë të kësaj rryme në Palestinë, ka një grup në Uganda, pra është një vallëzim që është përhapur kudo në botë, në çdo kontinent. “

Ajo thotë, se teksa ky kërcim gjysëm akrobati përhapet në botë, të rinjtë që i bashkangjiten kësaj rryme, shtojnë lëvizjet e tyre në këtë gjini të vallëzimit.

XS
SM
MD
LG