Lidhje

Kërkime për trajtimin e diabetit

  • Zëri Amerikës

Kërkime për trajtimin e diabetit

Kërkime për trajtimin e diabetit

Federata Ndërkombëtare e Diabetit thotë se numri i njerëzve që jetojnë me diabet në të gjithë botën ka të ngjarë të rritet nga 366 milionë në 552 milionë deri në vitin 2030 nëse nuk ndërmerren masa urgjente. Javën e kaluar në Ditën Botërore të Diabetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përqendroi vëmendjen në Indi dhe vendet e tjera në zhvillim ku diabeti është më i përhapur.

Shumë monumente publike në Nju Delhi u ndriçuan me drita blu të hënën e javës së kaluar për të shënuar Ditën Botërore të Diabetit. India ka numrin më të madh të diabetikëve në botë - më shumë se 50 milionë njerëz - dhe ky numër pritet të rritet për 61 milionë gjatë dy dekadave të ardhshme. Anup Aishra është kryetar i Qendrës Fortis për Diabetin në Indi.

"Ne duam të përhapim mesazhin se duhet kini kujdes nga diabeti."

Federata Ndërkombëtare e Dibaetit parashikon që të paktën 1 në 10 persona në botë mund të kenë diabet deri në vitin 2030. Kjo sëmundje shkaktohet kryesisht nga dieta e varfër, pesha e tepërt trupore dhe pasiviteti fizik. Diabeti jo vetëm që ul cilësinë e jetës, por është gjithashtu një faktor rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe humbje të kujtesës apo demencia.

Një ekip studiuesish në Shtetet e Bashkuara njoftoi kohët e fundit se është në gjendje për të kuruar diabetin e tipit 2 tek minjtë. Në një studim të kryer në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, Misuri, shkencëtarët trajtuan minjtë me një substancë natyrale me akronimin kimike, NMN.

"NMN ka efekte të dukshme tek minjtë me diabet të tipit 2."

Profesor Shin-Ichiro Imai shpjegon se rezultatet në minj janë premtuese edhe tek njerëzit për shkak të ngjashmërisë së procesit metabolik.

"Ne i ushqyem minjtë me një dietë yndyrnash të larta, dhe ata u preken nga diabeti i tipit 2. Dhe ky është modeli që ne përdorëm për të shqyrtuar efektet e substancës NMN, që dha rezultate të mira "

Studimi tregon se plakja dhe dieta me yndyrë të lartë pakëson prodhimin e substancës kimike NMN në trup, duke krijuar çrregullime metabolizmi dhe si rrjedhim mbipeshë dhe diabet.

Shkencëtarët janë duke bashkëpunuar me një kompani japoneze për të përcaktuar shkallën e nevojëshme të substancës NMN që mund të përdoren në provat me njeriun.

"Kjo ndoshta do të marrë disa vjet, por ne jemi duke planifikuar për prova klinike me njerëz."

Shpresa është që një ditë, do të jetë e mundur që njerëzit të marrin substancën NMN si vitaminë të përditshme për të trajtuar apo edhe për të parandaluar diabetin e tipit 2.

XS
SM
MD
LG