Lidhje

Malajzia kërkon mbështetje ndërkombëtare për gjetjen e avionit


Qeveria malajziane ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim për avionin e zhdukur të shoqërisë Malaysian Airlines në operacione kërkimore që shtrihen nga Deti Kaspik deri në pjesën jugore të Oqeanit Indian.

Zyrtarët malajzianë thonë se numri i vendeve të përfshira në kërkime është rritur nga 14 në 25, pasi u zbulua se avioni ka vazhduar fluturimin deri në Azinë qendrore.

Autoritetet vazhdojnë të analizojnë veprimet e pilotëve, pasi kontrolluan banesat e tyre në përpjekje për të kuptuar çfarë mund të ketë ndodhur. Policia po analizon një simulues të sofistikuar fluturimesh të gjetur gjatë kontrolleve. Autoritetet po marrin në pyetje edhe inxhinierët që mund të kenë bërë punime në avion, para nisjes nga Kuala Lumpuri.

Po dje, një zyrtar i lartë malajzian tha se sistemi sinjalizues ishte çaktivizuar pjesërisht në avionin e zhdukur, para se piloti të komunikonte me kontrollorët e trafikut ajror, pa lënë të kuptohej se kishte probleme.
XS
SM
MD
LG