Lidhje

Kërkohet ekstradimi i serbit 88 vjeçar për krime naziste

  • Zëri Amerikës

Kërkohet ekstradimi i serbit 88 vjeçar për krime naziste

Kërkohet ekstradimi i serbit 88 vjeçar për krime naziste

Kongresi Botëror i Çifutëve i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të përshpejtojnë ekstradimin e një 88-vjeçari, i cili dyshohet se ka pasur lidhje me skuadrat naziste të vdekjes që gjatë Luftës së Dytë Botërore vranë rreth 17 mijë hebrenjë dhe romë në ish-Jugosllavi.

Kryetari i Kongresit Botëror të Çifutëve, Ronald Lauder, tha se akuzat ndaj të dyshuarit Peter Egner janë, sipas fjalëve të tij, “aq të tmerrshme saqë nuk duhet humbur më kohë” para se ai të dërgohet për në Beograd.

Prokurorët serbë cituan vitin e kaluar dëshmi për lidhje të të dyshuarit me vrasjet, që u kryen në Jugosllavinë mes viteve 1941 e 1943.

Beogradi ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara kërkesë për ekstradimin e Egnerit, i cili jeton në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit.

Egner lindi në ish-Jugosllavi dhe është qytetar i natyralizuar amerikan.

Ai ka mohuar çfarëdo lloj përfshirje në një nga skuadrat lëvizëse naziste që vepronin në pjesën më të madhe të Evropës së okupuar dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.

XS
SM
MD
LG