Lidhje

Kërkohet urdhër-arresti për udhëheqësin libian Moamar Gadafi


Kërkohet urdhër-arresti për udhëheqësin libian Moamar Gadafi

Kërkohet urdhër-arresti për udhëheqësin libian Moamar Gadafi

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve u ka kërkuar gjykatësve të nxjerrin urdhëra arresti për udhëheqësin libian, Moamar Gadafi, një nga djemtë e tij dhe shefin e zbulimit, për krime kundër njerëzimit.

Luis Moreno-Ocampo tha sot në Hagë se ka mbledhur prova direkte që tregojnë se zoti Gadafi, Saif la-Islam Gadafi dhe shefi libian i zbulimit Abdullah al-Sanousi kryen krime me synimin për të ruajtur autoritetin e udhëheqësit libian.

Ai shtoi se provat tregojnë se zoti Gadafi ka urdhëruar personalisht sulme mbi civilët në Libi që kur ndërmorri një shtypje brutale të rebelëve anti-qeveritarë në shkurt.

Kërkesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve vjen në mesin e një përpjekjeje të re diplomatike nga Rusia.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se përfaqësuesit e qeverisë së zotit Gadafi do të shkojnë nesër në Moskë për bisedime. Ai shtoi se në të ardhmen Moskën do ta vizitojnë ehde përfaqësuesit e rebelëve.

XS
SM
MD
LG