Lidhje

Turne i sekretarit të Shtetit Kerri në Azi


Në krye të axhendës së tij të bisedimeve është si të trajtohet agresiviteti në rritje i Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, shkon në Azi javën e ardhëshme për bisedime se si të trajtohet agresiviteti në rritje i Koresë së Veriut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit, Skot Stërns, na informon se përsëri Kina ka një rol qendror në lidhje me këtë shtet të mbyllur.

Megjithë ato që zoti Kerri i quan kërcënime “të rrezikëshme dhe të pakujdesëshme”, ai thotë se Feniani ende mund të negociojë daljen nga izolimi ndërkombëtar lidhur me programin e tij bërthamor.

"Ata mund të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe t’u bashkohen të gjitha atyre vendeve, duke pëfshirë edhe fqinjin më të afërt dhe hynë në partneritet me Kinën. Është e qartë se ata ndajnë statusin e fqinjit më të afërt me Republikën e Koresë, por Kina ka një rol kaq të rëndësishëm për të luajtur dhe që gjithmonë ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Korenë e Veriut më shumë se çdo vend tjetër”.

Kjo është një marrëdhënie që ka bërë Kinën një vend kyç për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veirut dhe që përsëri do të dominojë axhendën e zotit Kerri në Pekin, thotë Doug Paal, drejtor i programit për Azinë në Fondacionin Carnegi për Paqen Ndërkombëtare.

"Shtetet e Bashuara shpresojnë që Kina ka shumë për të bërë në lidhje me furnizimet e kushtëzuara të Koresë së Veriut me energji dhe ushqime për të tërhequr vemendjen e saj. Gjithashtu edhe duke u rezervuar në investimet e biznesit në Korenë e Veriut. Të gjitha këto janë kundër interesave primare të Kinës në Korenë e Veriut, e cila duhet të ndihmojë për stabilitetin e plotë atje. Kështu ne kemi një ndrsyjim tepër të thellë”.

Ky është një ndryshim që Paal thotë se po debatohet në Kinë si kurrë më parë, duke përfshirë edhe dy zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe disa individë në qeverinë e re. Mes tyre është ministri i ri i Jashtëm, Wang Yi, i cili drejtoi diplomacinë kineze në bisedimet gjashtëpalëshe me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Rusinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

"Kështu ne kemi një individ kompetent, të ditur, i cili privatisht mund të bëjë disa deklarata të ashpëra rreth Koresë së Veriut që të tjerët në qeverinë kineze nuk duan t’i thonë”.

Analisti i Institutit Cato, Justin Logan, tha se ngurimi i Pekinit është i bazur kryesisht në shqetësimet kineze rreth përfitimeve të Shteteve të Bashkuara në një Gadishull Korean të bashkuar.

"Kinezët nuk e thonë këtë shpesh publikisht, por ata janë shumë të shqetësuar për perspektivën e një Koreje të bashkuarame garnizonet ushtarake amerikane në kufijtë e tyre. Ky është një problem ushtarak që kinezët mendojnë se është i rëndësishëm”.

Deri tani, Kina dujet se ndan shqetësimet amerikane rreth agresivitetit të udhëheqësit tp Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke mbështetur sanksione më të rrepta të Kombeve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për më shumë bisedime për zgjidhjen e ngecjes.

Jim Schoff është ish zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes për Azinë, i cili merret tani me studime në Fondacionin Carnegie Endowment. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Koreja e Jugut mund të propozojnë bisedime të përgjithëshme për rivendosjen e armëpushimit me Korenë e Veriut, nga i cili Veriu u tërhoq, si një mënyrë për të treguar dëshirën e tyre për uljen e tensionit.

"Edhe Seuli po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën. Disa në rajon kanë qënë të shqetësuar se Koreja e Jugut mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia dhe të afrohet më shumë me Kinën. Kjo nuk është një prirje aq e keqe nëse marrëdhëniet përmirësohen”.

Schoff thotë se Kina do të kishte përfitime të konsiderueshme ekonomike në një Kore të Veriut të begatë.

"Ata janë si një oaz apo geto në një pjesë jashtëzakonisht të pasur dhe produktive të botës. Potenciali që do të krijonte lidhja e saj me Kinën dhe Korenë e Jugut, dhe eventualisht me Japoninë dhe vende të tjera, potenciali ekonomikt për Kinën në verilindje dhe për rusinë në lindjen e largët, do të ishite shumë i madha”.

Schoff thotë se kjo do të ishte një mundësi për diplomacinë amerikane.

“Çfarë do të ishte ky potencial gjatë rrugës, për një mendim të ndryshëm rreth geopolitikës së rajonit? Një bashkëbisedim i vështirë për Kinën, por që me kalimin e kohës do të bëhej më i lehtë”.

Krahas Pekinit, sekretari Kerri do të vizitojë Seiulin dhe Tokjon në turneun e tij të javës së ardhëshme. Pra se të shkojë në Azi, ai do të vizitojë Turqinë, Izraelin, teritorin palestinez dhe Londrën.
XS
SM
MD
LG