Lidhje

Sekretari Kerry premton ndihmë për Egjiptin


Zoti Kerry mori siguri për reforma ekonomike dhe politike gjatë vizitës në një nga vendet aleate më të rëndësishme të Amerikës në rajon

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me presidentin egjiptian Mohamed Morsi sot, duke premtuar ndihmë financiare për Egjiptin pasi mori siguri për reforma ekonomike dhe politike në një nga vendet aleate më të rëndësishme të Amerikës në rajon.

Në vizitën e tij të pare në kryeqytetin arab, sekretari i Shtetit Kerry tha se Shtetet e bashkuara do të japin 190 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme si pjesë e një pakete ndihme prej 450 milionë dollarësh të hartuar për të ndihmuar në stabilizimin e vendit të ndarë dhe për të nxitur reformat ekonomike të nevojshme.

Ai tha gjithashtu se Uashingtoni do të jap një ndihmë shtesë prej 60 milionë dollarësh për një fond të ri sipërmarrjesh për të mbështetur afaristët egjiptian dhe të rinjtë.

Zoti Kerry tha se ndihma jepet pasi zoti Morsi premoi të finalizojë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar prej 4 presje 8 miliardë dollarësh që është zvarritur prej muajsh. Ministri i Financave të Egjiptit tha sot se pret që marrëveshja të arrihet para zgjedhjeve parlamentare që fillojnë më 1 prill.

Zyrtarët amerikanë thanë se zoti kishte në plan të theksonte rolin strategjik të Egjiptit në rajon.

Bisedimet e zotit Kerry me presidentin Morsi vijnë një ditë pas takimit me ministrin e jashtëm të Egjiptit dhe politikanët e opozitës, disa prej të cilëve refuzuan të takojnë diplomatin amerikan duke thënë se Uashingtoni ka qënë shumë mbështetës ndaj presidentit dhe aleatëve të tij islamik.

Mohamed ElBaradei, një nga udhëheqësit e koalicionit të opozitës refuzoi të takohet me zotin Kerry por bisedoi me të me telefon. Rreth gjysma e 11 të ftuarve morrën pjesë në takimin në ambasadën amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG