Lidhje

Sekretari Kerry në Forumin Botëror Ekonomik


Sekretari i Shtetit John Kerry merr pjesë sot në Forumin Botëror Ekonomik në Jordani, ku pritet të bëjë përsëri thirrje për hapjen e bisedimeve të paqes në Gjenevë muajin e ardhshëm për t'i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Siri.

Ndërkohë, po sot në ambasadën amerikane në Adis Abeba, zoti Kerry u takua me etiopianin që doli fitues në maratonën e Bostonit të këtij viti për kategorinë e meshkujve.

Maratonisti Lilisa Desisa i tha zotit Kerry do të kthehet në Boston për t'ia dhuruar medaljen e tij qytetit, për nder të viktimave të shpërthimit terrorist që ndodhi ditën e maratonës pranë vijës së finishit në muajin prill. Maratonisti etiopian tha se "sporti kurrë nuk duhet përdorur si fushë beteje". Gjatë vizitës së zotit Kerry, personeli i ambasadës mbajti një minutë zi për tre viktimat e Bostonit.

Sekretari i Shtetit e kaloi ditën e djeshme në Etiopi për takimin e Bashkimit Afrikan që shënon 50 vjetorin e themelimit të organizatës. Ai u takua edhe me një numër udhëheqësish rajonalë, për të shprehur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Zoti Kerry i bëri thirrje presidentit nigerian Goodluck Jonathan të garantojë se forcat e tij do të respektojnë të drejtat e civilëve, gjatë operacioneve të tyre kundër rrjetit ekstremist Boko Haram.
XS
SM
MD
LG