Lidhje

Sekretari Kerri për paqen në Lindjen e Mesme


john kerry
john kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ka qendruar në Lindjen e Mesme pas vizitave të Presidentit Barak Obama me udhëheqësut izraelitë dhe palestinezë, duke bërë një vizitë të panjoftuar më parë në Irak. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërns na informon nga Bagdadi se zoti Kerri shpreson që vizita e presidentit krijoi kushtet për zgjidhje të qendrueshme të krizës.

Sekretari Kerri pasoi diplomacinë e presidentit në bisedime të vaçanta me Kryeministrin e Izraelit, Beniamin Netaniahu dhe me Presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Zoti Kerri beson se udhëheqësit rajonalë mbetën të impresionuar nga komentet e Presidentit Obama për zgjidhjen me dy shtete.

"Mendoj se fjalët e tij, edhe pas lartimit nga rajoni, vazhdojnë të kenë jehonë. Njerëzit po debatojnë dhe po diskutojnë dhe ky ishte pikërisht qëllimi i presidentit”.

Gjatë vizitës së tij, zoti Obama u tha izraelitëve se paqa është e vetmja rrugë drejt sigurisë së vërtetë se nëpërmjet angazhimit në një zgjidhje të qendrueshme ata mund të dalin nga izolimi dhe të flakin tej ekstremizmin.

Ai u tha palestinezëve se meritojnë që “t’i jepet fund pushtimit dhe indinjatës së përditëshme që e shoqëron atë” dhe të kenë shtetin e tyre ku të qarkullojnë dhe të udhëtojnë lirisht.

Gjatë një konference shtypi në Bagdat, sekretari Kerri njohu shkallën e vështirësive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve afat gjata, duke thënë se “janë krijuar kushtet për mundësitë që të gjitha palët mund të shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të negociuar”.

"Të gjithë ne kemi mësuar gjatë viteve të fundit, nga shumë presidentë dhe shumë sekretarë shteti se problemi nuk është i pazgjidhshëm. Por të shprehësh optimizëm kur nuk zhvillohen negociata nuk do të ishte një veprim i zgjuar. Por ajo që unë kam është shpresa, shpresa se fjalët e presidentit kanë ngjalluar sensin e të mundurës tek njerëzit në Izrael, në rajon dhe mes palestinezëve”.

Sekretari Kerri tha se ai dhe të tjerët kanë tani përgjegjësinë për të provuar të gjenjnë një mënyrë për të ecur përpara, duke i përshkruar bisedimet e deritanishme si “të hapura, të sinqera dhe si një fillim i mirë”.
XS
SM
MD
LG