Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit në Turqi


Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri ka mbërritur në Turqi në fillim të një turneu 10 ditësh që do të dominohet nga kriza në Siri, procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Zoti Kerri do të takohet sot me zyrtarët turq, duke përfshirë edhe Kryeministrin Reçep Taip Erdogan për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme civile në Siri.

Kryediplomati amerikan do të takohet më pas me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netaniahu në Jeruzalem dhe me Presidentin Mahmoud Abas në Bregun Perëndimor. Departamenti Shtetit bëri të diutr se zoti Kerri do të këmbëngulë për masa për ndërtimin e besimit mes dy vendeve.

Ai do të vizitojë gjithashtu Britaninë e Madhe për takimin e grupit të tetë vendeve të industrializuara, G8.

Më pas zoti Kerri do të shkojë në Korenë e Jugut, Kinë dhe Japoni, ku do të zhvillojë bisedime për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe shkallëzimin e kërcënimeve të saj kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.
XS
SM
MD
LG