Lidhje

Kerry këtë javë takohet me Presidentin palestinez


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry këtë javë do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Londër, për herë të parë që nga përfundimi i bisedimeve izraelito-palestineze të paqes muajin e kaluar për shkak të paqartësive mbi të ardhmen e tyre.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki tha se takimi i së enjtes në Londër do të fokusohet në marrëdhëniet e vazhdueshme me palestinezët.

Bisedimet 9 muajshe mes Izraelit dhe palestinezëve përfunduan muajin e kaluar, duke shkelur afatin e Sekretarit Kerry për arritjen e një marrëveshje kornizë të paqes.
Palestinezët ishin të zemëruar me vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve izraelite. Ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ishin të zemëruar me planin e Autoritetit Palestinez për formimin e një qeverie uniteti me Hamasin, grupi militant që qeveris Gazën.

Një marrëveshje e tillë do të rrezikonte ndihmën amerikane për palestinezët sepse Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin si një grup terrorist.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG