Lidhje

Takim Kerry-Abbas në Paris


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet këtë javë me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas në përpjekje për të nxitur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Departamenti i Shtetit thotë se sekretari Kerry dhe Presidenti Abbas do të takohen nësër në Paris.

Sekretari Kerry ka shpenzuar shumë kohë në muajt e fundit duke u përpjekur për t’i bindur dy palët të bien dakord për një kornizë për negociatat që kanë për synim zgjidhjen e konfliktit të gjatë mes tyre.

Bisedimet midis Izraelit dhe palestinezëve rifilluan në korrik pas një ndërprerje tre-vjeçare, por deri më tani është bërë pak përparim.

Gjatë bisedimeve fillestare, Izraeli ra dakord për lirimin e të burgosurve palestinezë, ndërsa palestinezët hoqën dorë nga kërkesa e tyre për ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve para fillimit të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG