Lidhje

Sekretari Kerry anulon takimin me presidentin Abbas


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka anuluar planet për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmud Abbas sot në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah.

Sekretari Kerry anuloi udhëtimin e tij të planifikuar, pasi zoti Abbas tha se palestinezët menjëherë do të rinisin përpjekjet e tyre për të fituar njohje të tjera brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe tha se ai kishte nënshkruar një kërkesë për t'u anëtarësuar në 15 agjenci dhe konventa të OKB-së.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, por dje zyrtarët izraelit rihapën tenderat për ndërtimin e më shumë se 700 shtëpive për kolonët në Jeruzalemin Lindor.
Lëvizjet e të dyja palëve duket se do të pengojnë negociatat e paqes të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.

Por Sekretari Kerry, duke folur në Bruksel, tha se anulimi i procesit izraelito-palestinez të paqes tani është "plotësisht i parakohshëm". Ai tha se të dyja palët kanë treguar se duan të lëvizin përpara me negociatat.
XS
SM
MD
LG