Lidhje

Kerry: Shqipëria, forcë qëndrueshmërie në Ballkan


Sekretari i Shtetit John Kerry, duke uruar në emër të Presidentit Barak Obama dhe të popullit amerikan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake.

Shqipëria, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit, është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf.

Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit, thuhet në deklaratë, nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë.

SHBA, thotë Sekretary Kerry, mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG