Lidhje

Sekretari Kerry fillon një turne 6-ditor në Azi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry filloi një turne gjashtë ditor në disa vende aziatike Azi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Japoninë dhe nxitjen e tregtisë së lirë në mes të ekonomive të Azi-Paqësorit.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se Sekretari Kerry mbërriti në Tokio, një ditë para se të marrë pjesë në një takim të Komisionit Konsultativ të Sigurisë SHBA-Japoni, i cili herën e fundit u mbajt në Uashington në vitin 2011.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel do t’i bashkohet sekretarit Kerry në bisedimet me Ministrin e Jashtëm të Japonisë Fumio Kishida dhe Ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo tha se të dy palët do të diskutojnë rishikimin marrëveshjeve dhjetëra vjeçare të sigurisë për të reflektuar ato që Japonia i sheh si sfida të reja nga aktivitetet agresive të Kinës në kufirin e debatueshëm detar mes të dy vendeve.

Nga Tokio sekretari Kerry shkon në ishullin indonezian të Balit për një takim ministror të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
XS
SM
MD
LG