Lidhje

Kerry: Sulmet ajrore kundër ISIS kanë patur efekt


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se do të duhen vite për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik, por se sulmet ajrore të koalicionit kundër kryengritësve e kanë bërë “shumë më të vështirë” për ta të ndërmarrin sulme të reja. Zoti Kerry foli të mërkurën në Bruksel, në hapje të një takimi me ministrat e jashtëm nga 60 partnerëve të koalicionit për të diskutuar përpjekjet për të luftuar grupin militant ë ka marr territore të mëdha në veri dhe perëdim të Irakut dhe lindje të Sirisë këtë vit.

“Është më e vështirë tani për Shtetin Islamik që të organizohet, të mbledhë forca apo të udhëtojë me autokolona dhe të ndërmarrë sulme të kordinuara, - tha zoti Kerry. Asnjë grup militant nuk mund të përpiqet të organizojë ndonjë sulm pa u shqetësuar se çfarë do t’i vijë nga qielli. Gjatë javëve në vazhdim, misioni i koalicionit për trajnimin dhe këshillimin e forcave irakiane të sigurisë do të zgjerohet. Sulmet ajrore do të vazhdojnë sipas nevojës.”

Zoti Kerry tha se militantët duhet të shqetësohen se çfarë do të bjerë mbi ta nga qielli. Forcat e koalicionit kanë ndërmarrë më shumë se 1 mijë sulme ajrore në Irak dhe Siri që nga fillimi i fushatës në muajin gusht.

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby tha dje se Shtetet e Bashkuara kishin shenja se edhe Irani kishte ndërmarrë sulme ajrore në Irak. Ai tha se Uashingtoni beson se këto janë sulmet e para ajrore iraniane kundër militantëtve. Disa forca tokësore iraniane janë ndërkohë të përfshira në luftimet në Irak. Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kordinojnë veprime me Iranin dhe se i takon Irakut që të sigurohet se në hapësirën ajrore të vendit nuk ka konflikte.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG