Lidhje

SHBA: Kina të heqë dorë nga spiunazhi kibernetik


Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se spiunazhi kibernetik nga Kina i pasurisë intelektuale të Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund.

Duke folur sot në Departamentin amerikan të Shtetit, gjatë një bisedimeve vjetore të nivelit të lartë mes dy ekonomive më të mëdha të botës, zoti Biden tha se si Shtetet e Bashkuara, edhe Kina do të përfitojnë nga një internet i hapur, i sigurtë dhe cilësor.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë gjatë gjithë këtij shekulli të japin shembullin e tyre si dy ekonomitë më të mëdha dhe më me ndikim të botës.

Duke folur edhe ai në Departamentin e Shtetit, zoti Kerry tha se bisedimet e përvitshme të nivelit të lartë mes të dy vendeve, i lejojnë ato të bisedojnë hapur mbi mosmarrëveshjet, për t’i trajtuar ato në mënyrë konstruktive dhe pët të shtuar mirëkuptimin mes tyre. Ai tha se diskutimet e këtij viti po shoqërohen me krijimin e grupeve të punës për hetimin e çështjeve që përfshijnë sigurinë kibernetike dhe ndryshimet klimatike.

Zv/kryeministri Wang Yang shtoi se bashkëpunimi kino-amerikan i kapërcen marrëdhëniet dy-palëshe, duke patur një ndikim global. Zoti Wang tha se të dy vendet duhet ta shtojnë besmin mes tyre përmes dialogut, por ai shtoi se Kina nuk do të pranonte kurrë pikëpamje që do të pengonin zhvillimin e vendit.

Në bisedimet vjetore të nivelit të lartë në Washington marrin pjesë edhe Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew dhe Këshilltari i Shtetit i Kinës Yang Jiechi.
XS
SM
MD
LG