Lidhje

Sekretari Kerry fillon një vizitë në Kinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Pekin për bisedime që synojnë të inkurajojnë udhëheqësit kinezë t’i bëjnë më shumë presion Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Zoti Kerry filloi vizitën e tij duke u takuar me presidentin kinez Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Ai u takua gjithashtu me udhëheqës të tjerë të lartë, përfshi ministrin e jashtëm Wang Yi.

Zoti Kerry mbërriti në kryeqytetin kinez sot nga Korea e Jugut ku u takua me presidenten Park Geun-hye. Takimi u zhvillua ndërsa dy Koretë zhvilluan bisedimet e nivelit më të lartë në shtatë vjet.

Në Seul, zoti Kerry tha se Kina ka një rol të rëndësishëm dhe unik për të bindur Phenianin të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG