Lidhje

Shtëpia e Bardhë: duhet të kishim dërguar një zyrtar të lartë në Francë


Uashingtoni pranoi të hënën se bëri gabim që nuk dërgoi një nga zyrtarët më të lartë, për të marrë pjesë në marshimin e solidaritetit në Francë, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest nuk e mbrojti më vendimin që Shtetet e Bashkuara të përfaqësoheshin nga ambasadorja amerikane në Francë Jane Hartley dhe nga zyrtarja më e lartë e Departamentit të Shtetit për Evropën, Victoria Nuland në marshimin e solidaritetit, ku dhjetra udhëheqës botërorë ishin në krah të presidentit francez Francois Hollande.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili ndodhet në një udhëtim të planifikuar më parë në Indi dhe Pakistan do të shkojë në Francë të enjten.

XS
SM
MD
LG