Lidhje

Senatori Kerry dëshmoi para Komisionit të Jashtëm të Senatit


John Kerry ka shërbyer për 28 vjet në këtë komision dhe e ka drejtuar atë gjatë katër viteve të fundit

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan John Kerry u përball me kolegët e tij gjatë një seance dëgjimore për konfirmimin e tij si sekretar shteti. Në komentet e para të fjalimit të tij, senatori i Masaçusetsit dhe ish kandidati për president tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin fillimisht problemet fiskale brenda vendit, në mënyrë që të mbeten udhëheqës në arenën ndërkombëtare.


“Më shumë se kurrë, politika e jashtme është edhe politikë ekonomike. Bota po konkurron për burime dhe tregje globale”.

Senatori Kerry ka shërbyer për 28 vjet në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senat dhe e ka drejtuar këtë komision gjatë katër viteve të fundit.

Gjatë seanacës së sotme ai iu përgjigj pyetjeve rreth shërbimit të tij ushtarak në Vietnam, krizës në Siri, si dhe propozimin e tubit të gazit Keyston XL, i cili pritet të shtrihet nga Kandaja në shtetin jugor të Teksasit.

Zoti Kerry u paraqit përpara komisionit nga paraardhësja e tij, Sekretarja e Shtetit Klinton, e cila dje u paraqit përpara të njëjtit komision për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth sulmit vdekjeprurës të shtatorit të vitit të kaluar në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

“John Kerry është zgjedhja e duhur për të çuar përpara politikën e jashtme të administratës së presidenti Obama”, tha ajo.

Presidenti Barack Obama e njoftoi kandidaturën e John Kerry-t për postin e sekretarit të shtetit në 21 dhjetor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG