Lidhje

SHBA përpiqet të rifillojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po përpiqet të rifillojë bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve duke adresuar shqetësimet kyçe të të dyja palëve.

Duke folur sot në konsullatën amerikane në Jeruzalem, zoti Kerry tha se beson se përparimi është i mundur në se palët punojnë së bashku për të plotësuar nevojat izraelite të sigurimit dhe aspiratat palestineze për krijimin e një shteti.

Zoti Kerry zhvilloi bisedime në konsullatë me kryeministrin Salam Fayyad dhe më pas u takua me presidentin izraelit Shimon Peres.

Diplomati i lartë amerikan do të darkojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu para se të zhvillojë më shumë bisedime me të nesër.

Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit thane se zoti Kerry do të ushtrojnë trysni për të hedhur hapa që do të ndihmojnë në rritjen e vesimit mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, udhëheqësit e të cilëve nuk kanë zhvilluar bisedime të paqes që nga negociatat e shkurtra në shtator të vitit 2010.

Por ai nuk pritet të propozojë një plan zyrtar amerikan për paqe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG