Lidhje

Kerry: Rusët e kinezët mund të kenë lexuar komunikimet e mia


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se ka shumë të ngjarë që email-et e tij të jenë lexuar nga kinezët e rusët, pasi të dyja palët janë akuzuar për sulme kibernetike kundër qeverisë amerikane.

“Ka shumë të ngjarë, nuk është e pamundur,” tha zoti Kerry kur e pyetën për këtë çështje të martën gjatë një interviste për emisionin CBS Evening News. “E dimë që kanë sulmuar një numër interesash amerikane gjatë ditëve të fundit”.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Kinën për një seri sulmesh kibernetike të nivelit të lartë kundër njësive të qeverisë amerikane dhe bizneseve amerikane gjatë viteve të fundit. Kina i ka hedhur poshtë akuzat.

Një nga rastet më të bujshme në fillim të këtij viti ishte ndërhyrja në arkivat e Agjencisë së Personelit të qeverisë amerikane për të vjedhur të dhënat personale të mbi 21 milionë punonjësve qeveritarë. Zyrtarët amerikanë dyshojnë hakerë me bazë në Kinë si autorë të sulmit, megjithëse administrata Obama nuk e ka fajësuar publikisht Pekinin për këtë incident.

XS
SM
MD
LG