Lidhje

Sekretari Kerri në Etiopi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u bëri thirrje autoriteteve nigeriane që forcat e tyre të sigurisë të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të organizatës Boko Haram.

Gjatë një samiti në Etiopi për të përkujtuar 50 vjetorin e Bashkimit Afrikan, zoti Kerry tha se SHBA dhe zyrtarët nigerianë kanë folur në mënyrë të drejtpërdrejtë se sa rëndësi ka që trupat nigeriane të mbajnë standarde të larta në respektimin e të drejtave të njeriut për civilët.

Sekretari Kerry tha se qeveria e presidentit Goodluck Jonathan ka meritën se dha urdhër për hetime lidhur me aktet e dyshuara si shkelje gjatë operacioneve të sigurisë. Sot, diplomati i lartë amerikan pati një takim edhe me udhëheqësin nigerian në Adis Abeba gjatë samitit të Bashkimit Afrikan.

Në kryeqytetin etiopian, zoti Kerry zhvilloi gjithashtu bisedime mbi sigurinë kufitare mes Sudanit dhe Sudanit të jugut, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre dhe për të zbutur mosmarrëveshjet e vjetra.
XS
SM
MD
LG