Lidhje

Evropa e sheh me shpresë vizitën e Sek. Kerry


Në turneun e tij të parë si kryediplomat, zoti Kerry bëri vizita në Britani dhe Gjermani, para se të shkonte në Itali

Me vizitën e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Evropë, aelatët e kontinentit shohin edhe një sinjal të rikthimit të vëmendjes tek vendet e tyre. Në turneun e tij të parë si kryediplomat, zoti Kerry bëri vizita në Britani dhe Gjermani, para se të shkonte në Itali.

Presidenti i Qendrës për Studime Ndërkombëtare në Italy Andrea Margelletti, thotë se vizita e zotit Kerry është e rëndësishme për vendet evropiane që ishin shqetësuar nga rritja e vëmendjes amerikane për Azinë.

“Në përgjithësi ne kemi shumë shpresa për një politikë të re të administratës së Presidentit Obama drejt Evropës, jo vetëm nga Sekretari i Shtetit natyrisht. Na ishte krijuar përshtypja se në të kaluarën administrata e zotit Obama dhe politika amerikane në përgjithësi ishte disi e shkëputur nga Evropa dhe më e interesuar për Azinë, ose Azinë Qendrore, si edhe rajonin e Paqësorit”.

Zoti Kerry e mori detyrën me një përvojë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Para se të bëhej Sekretar Shteti, ai ishte Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Ai është figurë me peshë. Kjo është arsyeja që ne presim lajme pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës sepse kemi nevojë për mbështetjen amerikane dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një mbështetje të fortë evropiane”.

Ndërsa vizita në Romë është e përqendruar tek Siria, zoti Margelletti thotë se për të arritur një zgjidhje duhen hedhur hapat një nga një dhe është vështirë të thuhet se takimi i sotëm është ai që do të sjellë zgjidhjen e madhe.

Sekretari Kerry është një turne 11 ditor ku po viziton 9 vende.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG