Lidhje

Kerry fajëson Hamasin për luftimet në Gazë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po fajëson Hamasin për vazhdimin e luftimeve në Rripin e Gazës, me sulmet izraelite që vranë të paktën 60 palestinezë të tjerë sot.

Në disa intervista televizive sot, diplamati i lartë amerikan tha se militantët e Hamasit kanë refuzuar me kokëfortësi të pranojnë një armëpushim për të ndalur konftiktin gjati dy-javor që ka lënë të paktën 435 banorë të Gazës të vdekur, shumica civilë, ndërsa Izraeli ka patur 20 vdekje.

Zoti Kerry i doli në mbrojtje të drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten kundër raketave të Hamasit që janë hedhur në shtetit hebraik, që dërgoi trupa tokësore në Gaza tre ditë më parë. Zoti Kerry tha se Hamasi “ftoi veprime të tjera” nga ushtria izraelite duke vazhduar sulmet me raketa.

Ai e përshkroi situatën në Gaza si të shëmtuar por shtoi se Hamasi duhet të pranojë përgjegjësitë e tij.

Hamasi ka refuzuar një plan armëpushimi të ofruar nga Egjipti fqinj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG