Lidhje

Sekretari i Shtetit John Kerry viziton Indinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Indi për të marrë pjesë në një konferencë për investime ndërkombëtare ku po promovon lidhjet ekonomike me vendin e Azisë së Jugut, para një vizite të Presidentit Barack Obama këtë muaj.

Zoti Kerry mbërriti sot në Ahmedabad, kryeqyteti i shtetit të Guxharatit, në krye të një delegacioni amerikan në takimin e nivelit të lartë të Guxharatit për investime, që ka si synim zhvillimin e përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.

Kryediplomati amerikan do të takohet me Kryeministrin indian Narendra Modi për të diskutuar planet e vizitës së zotit Obama për të marrë pjesë në ceremonitë e Ditës së Republikës së Indisë.

XS
SM
MD
LG