Lidhje

Kerry: Irani duhet të lirojë gazetarin amerikan


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë “është thellësisht i indinjuar dhe i shqetësuar” për mënyrën se si Irani e ka trajtuar rastin e gazetarit amerikan që është i ndaluar në Iran që nga korriku, pa u akuzuar formalisht për asnjë krim.

Zoti Kerry bëri thirrje sot për lirimin e menjëhershëm të gazetarit të Washington Postit, Jason Rezaian.

Gazeta njoftonte në numrin e saj të sotëm se Rezaian ishte akuzuar zyrtarisht dje në një seancë prej 10 orësh në një gjykatë të Teheranit, afro pesë muaj pas arrestimit të tij.

Gazeta shkruan se “natyra e akuzave” kundër Rezaianit, që ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe amerikane, nuk ishte bërë e qartë për të pranishmit në seancë. Rezaian shoqërohej nga një përkthyes sepse ai nuk flet Farsi.

XS
SM
MD
LG