Lidhje

Kerry për bisedimet me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit i bëri këto komente me të mbërritur në Gjenevë, ku po zhvillohen bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se mbeten “disa boshllëqe të rëndësishme” në bisedimet me Iranin, pasi homologu i tij iranian kishte lënë të kuptohej më parë se një marrëveshje parakrake mund të arrihej deri sonte në mbrëmje.

Zoti Kerry, i cili ndërpreu turneun në Lindjen e Mesme, i bëri këto komente me të mbërritur në Gjenevë ku po zhvillohen bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Fuqitë botërore janë të shqetësuar se Irani po përpiqet të prodhojë armën bërthamore. Irani thotë se programi i tij ka synime paqësore.

Duke folur sot zoti Kerry tha se diplomatët po punojnë për të ngushtuar mosmarrëveshjet mbi çështjen e Iranit.

Para se të shkonte në Gjenevë, zoti Kerry u takua në Tel Aviv me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkon eliminimin e plotë të programit bërthamor të Iranit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG