Lidhje

Takim i rrallë i sekretarit Kerry me homologun iranian


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry zhvilloi të dielën një takim të rrallë ballë për ballë me Ministrin e Jashtëm të Iranit, duke thënë ka një mundësi për të shënuar përparim në bisedimet bërthamore.

Zoti Kerry u takua me zotin Mohammad Javad Zarif në një hotel të Nju Jorkut, me të cilin bisedoi për më tepër se një orë

Të dy kryediplomatët ndodhen në Nju Jork për takimin e kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Një zyrtar amerikan tha se zoti Kerry ka si qëllim që këtë javë të shënohet përparim në bisedimet bërthamore të Iranit dhe se ai do të takohet përsëri me zotin Zarif në se do të jetë e nevojshme.

Irani dhe Grupi 5 plus 1: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia and dhe Shtetet e Bashkuara, përballen me afatin e caktuar në muajin nëntor për një marrëveshje, e cila kërkon që Irani ta pakësojë pasurimin e uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG